Bleteritja ne jug, nje aktivitet i rendesishem ekonomik

alpomedia 03:07 11145 2
Show more
Rritja e Bletes eshte nje nga aktivitetet e hershme njerezore. Ne zonat jugore te vendit, kryesisht ne Gjirokaster, Tepelene dhe Permet kjo eshte nje tradite qe vijon prej dhjetra vjetesh duke u permiresuar çdo dite e me shume. Madje edhe ne kohen e monizmit, ndryshe nga çdo gje e gjalle qe u shtetezua, Bletet per çudi i shpetuan ketij ndeshkimi. Askush nuk e di arsyen e ketij fakti dhe ne na mbetet te hamendesojme sot, se prodhimi i Mjaltit kerkonte sakrifica dhe shihej nga sistemi ndoshta si nje elment i cili nuk mund te sillte diferencime ekonomike ne nje mase te madhe njerezish, pasi ky aktivitet ushtrohej nga pak vete. Kete e verteton dhe fakti se parqet e para shteterore te bleteve u krijuan shume vone. Por edhe pas krijimit te tyre mbajtja dhe mbareshtimi i bleteve nuk ju ndalua personave private, nderkohe qe shteti i regjistronte ato teorikisht si pasuri e pergjithshme se bashku me rrenjet e ullinjve qe qytetaret kishin ne bahçet e tyre. Pas viteve 90 kultivimi i bleteve ka marre hapesire te konsiderueshme dhe ne rajonin jugor numurohen rreth 21 000 koshere bletesh, nderkohe qe ka parqe ne te cilat mbareshtohen deri ne 300 koshere bletesh.Bleteritesi 82 vjeçar ÇAVO pohon se ky per te eshte nje profesion prej 64 vjetesh, qe fillon ne vitin 1948 pas shkaterrimit te bleteve te tjera qe kishte familja te cilat u dogjen ne kohen e luftes Italo - Greke. Bleten e pare e gjeti ne gjendje te lire ne natyre dhe me pas i shtoi. Ai sot ka nje park me 80 koshere bletesh. Sot ai ndihmohet nga nje vajze fshati, pasi dy nga djemte kane bletet e tyre dhe ai me bashkeshorten jetojne vetem ne fshat. Ai kontrollon me merak çdo koshere dhe ne ndonje prej tyre prish pjelljet mashkullore qe sipas tij dallohen nga ato femerore sepse jane me te larta.

Related Viral Videos

Image for Footer